Koncesionet pa garë – Braçe: Mbi 319 kontrata po shkatërrojnë vendin, të hiqet nga ligji
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se e ka kthyer dhënien e koncesioneve dhe tenderëve me ofertë të pakërkuar në një praktikë pune, duke eliminuar garën mes kompanive. Gjatë mbledhjes së të hënës, Tabaku tha se 4 nga 7 projektet e paketës ‘1 miliard’ janë dhënë pikërisht në këtë formë.
Forma e ofertës së pakërkuar është kundërshtuar edhe nga kreu i Komisionit Erjon Braçe, i cili tha se në shtator do të propozojë heqjen e saj nga ligji aktual. Sipas tij, aktualisht numërohen mbi 319 kontrata të dhëna pa garë, çka sipas tij po shkatërrojnë vendin
Aktualisht, Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik disa ndryshime në ligjin aktual, duke synuar rritjen e kontrollit gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, për të mbajtur nën kontroll angazhimet fiskale të marra nga Autoritetet Kontraktuese me qëllim minimizim e impaktit të tyre në buxhet.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.