Konkursi i qenit më të shëmtuar – U zhvillua në Kaliforni, fituesi mori trofeun dhe $1500
Në qytetin kalifornian të Petaluma është mbajtur një prej garave më të veçanta; një konkurs bukurie për qentë.
Por, çudia nuk qëndron këtu, por te fakti se, gara është për qentë më të shëmtuar. Madje, vendi i parë merr edhe një çmim relativisht të majmë, 1500 dollarë, një trofe, por edhe mundësinë për të dalë në një prej shfaqeve televizive më të mëdha të stacionit NBC.
Në garë morën pjesë 19 qenushë, me shpresën e madhe për t`u shpallur si qeni më i shëmtuar në botë. Pjesa më e madhe e qenve kandidatë për t`u shpallur si të tillë janë të braktisur dhe janë marrë kryesisht në qëndrat e strehimit të kafshëve. Fituesi i çmimit “prestigjioz” doli “Scamp the Tramp”, duke fituar edhe çmimin e madh prej 1500 dollarësh. Ky konkurs është zhvillohet prej vitesh tashmë dhe vitin e kaluar fitues u shpall një qen anglez i racës Bulldog, me emrin Zsa Zsa.
Ky i fundit u bë shumë i famshëm pas këtij çmimi të parë, duke dalë në disa shfaqje të ndryshme televizive.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.