Kontingjenti në Letoni – Xhaçka: Investimi në FA, për një Shqipëri më të sigurt
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një takim me strukturën speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme EOD.
Një kontingjent i kësaj strukture u kthye pak ditë më parë nga Letonia, ku Shqipëria përfaqësohet me efektivët e saj, pjesë e misioni të NATO-s që prej Qershorit të këtij viti.
Në fjalën e saj Xhaçka përgëzoi efektivët për kryerjen më përgjegjësi të misionit në Letoni dhe Mali, ndërkohë që theksoi se Investimi në të ardhmen e Forcave të armatosura, është investimi i duhur për një Shqipëri më të sigurt.
Ministrja e Mbrojtjes mori pjesë edhe në analizën vjetore të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, e cila mbajti një peshë të madhe, në përballimin e emergjencave të pak javëve më parë në disa rajone të vendit.
L.R/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.