Kontratat e ujit – Skemat lehtësuese të UKT-së për konsumatorët familjarë
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka paraqitur skemat lehtësuese për të gjithë konsumatorët familjarë të cilët nuk kanë bërë ende kontratë me ujësjellësit.
Sipas UKT-së, konsumatorët të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjet e ujit të pijshëm, do të mund të bëjnë një akt marrëveshje, përmes kontratës dy-palëshe duke paguar 2000 lekë nga fatura debitorë dhe koston e plotë të faturës korente.
Ndërsa, për personat të cilët kanë probleme ekonomike, UKT ka vendosur që kjo shumë të përgjysmohet, pra 1000 lekë të faturës debitore dhe pagesën e faturës koherente.
Ndërkohë, UKT u bën apel të gjithë konsumatorëve familjarë që të përfitojnë nga afati i fundit, data 28 shkurt për formalizimin dhe lidhjen e aktmarrëveshjeve për detyrimet e prapambetura, afat i cili u shty për shkak të radhëve të gjata në sportele.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.