Kontrolle të befasishme edhe në Krujë – Policia sekuestron sende të ushtrimit të lojërave të fatit
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka ushtruar kontrolle të befasishme në qytetin e Krujës, në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundra ligjshëm të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit janë proceduar penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.
Gjithashtu sipas lajmërimit, janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh pronari i subjektit. Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.
Policia e Shtetit ka ftuar të gjithë qytetarët të denoncojnë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundra ligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.