Kontrollet e AKU – Gjoba e mbyllje subjektesh në të gjithë vendin
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 181 inspektime në rang vendi për periudhën 1-17 tetor 2018, duke vazhduar kështu të shtrëngojë akoma më shumë masat dhe kontrollet për stabilimentet e produkteve shtazore.
Konkretisht, për stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtimin e mishit janë kryer 137 inspektime nga të cilat janë marrë masa administrative, 54 paralajmërime, 20 masa administrative me gjobë në vlerën prej 4 000 000 lekë, 8 ndërprerje aktiviteti si dhe bllokim/asgjësim të 962.1 kg mish. Subjektet për të cilat është marrë masa e menjëhershme me ndërprerje aktiviteti janë : A.O dhe Rr.U në qytetin e Tiranës, D.S në Dibër, N.C në Korçë, S.R.B në Durrës, N.D, E.S dhe A.P në Elbasan, të cilët janë stabilimentet e prodhim/përpunim dhe tregtim të produktit mish.
Ndërkohë për stabilimentet e përpunim dhe tregtim të produkteve të qumështit dhe të nën produkteve të tij janë kryer 44 inspektime nga të cilat janë marrë masë administrative, 24 paralajmërime, 5 masa administrative me gjobë me vlerën 700 000 lekë, 1 ndërprerje aktiviteti në emër të subjektit P.XH në Fier, si dhe bllokim/asgjësim të 190 kg djathë i bardhë dhe 7.5 litra qumësht.
AKU njofton se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundra ligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.