Ku janë hapur më shumë biznese? Tirana, Durrësi dhe Vlora më “tërheqëset”, Kukësi renditet i fundit
Tirana mban vendin e parë për numrin e bizneseve të hapura gjatë vitit 2019. Duke qenë se është kryeqyteti i vendit, ka numrin më të lartë të popullsisë dhe është përqendruar pjesa më e madhe e shërbimeve, ka bërë që të jetë tërheqëse për hapjen e aktiviteteve të reja. Kështu, Tirana numëron 8172 subjekte të reja gjatë vitit që lamë pas, e ndjekur nga Durrësi me 1510 biznese, dhe më pas renditet Vlora me 1474 subjekte.
Qarqe të tjera ku janë regjistruar një numër relativisht i lartë i bizneseve të reja janë Fieri, Korça, Elbasani, Shkodra dhe Lezha. Ndërsa ndër vendet e fundit, renditet Gjirokastra, Dibra dhe Kukësi, i cili regjistron numrin më të ulët të bizneseve të reja të hapura gjatë 2019-ës, me vetëm 152 të tilla. Në total, rreth 15.800 biznese të reja janë hapur gjatë vitit që lamë pas në të gjithë vendin, ku dominojnë ato me pronësi shqiptare dhe me status person fizik. Shifra është në rënie me rreth 1 mijë subjekte krahasuar me e një vit më parë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.