Kufizime për mjetet e tonazhit të rëndë – Bashkia Tiranë merr masa për lehtësimin e trafikut në orët e pikut. Ndalohen edhe furgonët e mallrave
Trafiku i rënduar i kryeqytetit me nisjen normale të jetës pas festave të fundvitit, ka bërë që Bashkia e Tiranës të marrë masa për të lehtësuar situaën në rrugë. Kështu, Bashkia e Tiranës ka rikthyer kufizimet duke ndaluar qarkullimin e mjeteve te tonazhit të rëndë nga ora 07:00-20:0. Si dhe në orët e para të mëngjesi ka ndaluar qarkullimin e furgonëve që bëjnë furnizime, brenda unazës.
Përmes një udhëzimi që synon disiplinimin e trafikut në nisje të vitit 2022, sidomos ne oret e para te mengjesit, kur femijët shkojnë në shkollë dhe qytetarët shkojnë në punë, Bashkia e Tiranes bën të ditur se ka vendosur të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Gjithashtu, sipas urdhrit, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave prej orës 07:00 deri në orën 09:00, si dhe i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton nga ora 09:00 deri në orën 20:00 në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frasheri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe Bulevardi “Bajram Curri”.
Subjektet tregtare do të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit.Sipas këtij udhëzimi, ndalohet edhe qarkullimi i mjeteve me ngarkese të përgjithshme mbi 18 ton në brendësi të Unazës së Madhe te qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse nga ora 06:00 deri në 20:00.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.