Kurba e infeksioneve vjen në rritje në 24 orët e fundit, MSH: “14 humbje jete. Ka vijuar përdorimi i testeve të shpejta”
Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Janë kryer 2532 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 753 qytetarë.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Hasi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetare nga Gramshi të moshave 53-86 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 450 pacientë, 38 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.527 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm.
Ministria e Shëndetësisë u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes, për t’u referuar për testim dhe për rimbursimin e barnave.Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar.
Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet covid.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.