Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan forcohet ndjeshëm ndërsa Paundi nuk ndalet, humbet sërish pikë
Euro nuk ka regjistruar luhatje të vlerë këtë të mërkurë teksa vijon edhe sot të blihet m e122.9 lekë dhe të shitet me 123.4 lekë sikurse edhe ditën e martë.
Paundi britanik vazhdon të humbasë pikë edhe mëngjesin e sotëm teksa me një rënie prej 0.5 pikë në raport me dje është blerë sot me 142 lekë dhe është shitur me 143.1 lekë.
Dollari amerikan përkundrazi ka shënuar një rritje prej 0.5 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 103.6 lekë dhe duke u shitur me 104.6 lekë referuar tregut valutor të brendshëm.
Franga zvicerane ka pësuar një rënie prej 0.2 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 110.6 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.