Kursi i këmbimit/ Java nis pozitivisht për Paundin britanik. Dobësohen Euro dhe Dollari
Kjo javë ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila ka humbur pikë në raport me javën e kaluar duke u blerë këtë të hënë me 123.6 lekë dhe shitur me 124.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka rënë me 0.2 pikë krahasuar me periudhën e 28 shtator – 2 tetor duke u blerë këtë mëngjes me 105.3 lekë dhe duke u shitur me 106 lekë.
Paundi britanik ndërkaq është forcuar ditën e sotme pasi në raport me javën që shkoi blihet sot me 135.7 lekë dhe shitet me 136.7 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka regjistruar vlera konstante sikurse edhe javën që lamë pas pasi vazhdon sërish edhe sot të blihet me 114.3 lekë dhe të shitet me 115.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.