Kursi i këmbimit/ Paundi e nis javën negativisht ndërsa Dollari fiton pikë
Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fillim jave duke mos pasur ndryshime të kuotës teksa është blerë këtë mëngjes me 122.9 lekë dhe është shitur me 123.4 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rënie prej 0.4 pikë në raport me javën e kaluar duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142.8 lekë dhe duke u shitur me 143.6 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Dollari amerikan është forcuar me 0.3 pikë në raport me një javë më parë duke u blerë këtë të hënë me 103.2 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë krahasuar me periudhën e 15-19 marsit.
Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës duke kapur këtë të hënë nivelin e 110.8 lekë në blerje dhe kuotën e 111.6 lekë në shitje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.