Kursi i këmbimit/ Si kanë ndryshuar euro, dollari, paundi dhe franga
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 103.90 lekë dhe shitet me 105.10 lekë. Krahasuar me një ditë më parë, dollari ka pësuar ulje në blerje ndërsa në shitje ka mbetur nënivele të pandryshueshme.
Ndërkohë, Euro blihet me 123.50 lekë dhe shitet 124.10 lekë duke qendruar në nivele të pandryshueshme në krahasim me një ditë më parë.
Kurse paundi britanik ka pësuar një rritje të lehtë pasi blihet me 135.80 lekë dhe shitet me 137 lekë.
Franga zvicerane blihet me 114.20 lekë dhe shitet 115.20 lekë duke pësuar rritje në krahasim me një ditë më parë kur blihej me 114 lekë dhe shitej me 115 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.