Kush është ambasadorja amerikane që Trump ka propozuar për Shqipërinë?
Presidenti Donald Trump njoftoi sot synimin e tij për të emëruar një grua nga Guam, Yuri Kim, si ambasadore në Republikën e Shqipërisë. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Shqipëria nuk ka pasur një ambasador amerikan që prej largimit të Donald Lu në maj të vitit 2018.
Lindur në Kore, ajo ka emigruar me familjen e saj në Guam (ishull i territorit të SHBA) në vitin 1974.
E diplomuar në Akademinë e ‘Our Lady’ ajo është edhe oficere e lartë e shërbimit të jashtëm, e cila ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare në rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n.
Yuri Kim ka një BA nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke. Ajo ka qenë gjithmonë krenare për trashëgiminë e saj Guamane dhe tashmë që ajo ka një pozicion të lartë politik dëshiron të jetë edhe ambasadore e vendit të saj të vogël, duke e bërë atë më të njohur në mbarë botën.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.