Kuvendi “ndez motorët”-Pasditen e së hënes nis sesioni i ri
Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet kësaj jave punimeve duke çelur kështu sesionin e ri të punimeve. Në rendin e ditës, në seancën e së hënes në orën 18:00, është parashikuar hapja e sesionit të pestë të legjislaturës së 9-të, miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 18 korrikut, njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend, si dhe miratimi i kalendarit trejavor e tremujor të punës së komisioneve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.