Lehtësohet tregtia Shqipëri-Kosovë – Ibrahimaj: Reduktohen kontrollet doganore, shkurtohet koha për bizneset
Kontrollet në pikat doganore që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën do të reduktohen ndjeshëm, duke lehtësuar tregtinë midis dy vendeve dhe duke ndikuar kështu në rritjen e shkëmbimeve. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj bëri me dije ratifikimin e marrëveshjes mes palëve si dhe miratimin në qeveri të programit të reformave ekonomike 2022-2024.
Ndërkaq, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime sa i përket sektorit të turizmit, ku është rishikuar e gjithe harta e zonave të mbrojtura dhe ndërkohë janë shpallur zona të reja.
Një tjetër vendim i marrë në mbledhjen e qeverisë ka të bëjë me miratimin e fondit për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore në vend.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.