Leku në ‘pikiatë’ – Vijojnë të forcohen ndjeshëm valutat kryesore
Monedha europiane ka regjistruar sërish rritje edhe këtë të premte pasi blihet sot me 121 lekë dhe shitet me 121.7 lekë në raport me ditën e enjte.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka shënuar rritje të kuotës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 106.9 lekë dhe është shitur me 107.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot e 144.2 lekë dhe duke u shitur me 145.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga valutat e tjera duke e mbyllur edhe ajo javën pozitivisht teksa blihet sot me 115.8 lekë dhe shitet me 116.7 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.