Ligj i ri për investimet – Harxhi: Gati vitin e ardhshëm, risitë që sjell
Ministria e Financave po harton një ligj të ri për investimet, i cili sjell disa risi sa i përket krijimit të lehtësirave të mëtejshme për investitorët. Ligji pritet të jetë gati në mesin e vitit që vjen dhe do të hyjë në fuqi më 1 Janar 2020.
Ndërkohë, Komisioni i Financave dhe Ekonomisë ka miratuar ndryshimet në ligjin e investimeve strategjike, i cili iu jep edhe një vit kohë subjekteve të interesuarve për të aplikuar për marrjen e statusit.
Ligji parashikon që për të marrë statusin e investitorit strategjik, subjektet duhet të investojnë në disa sektorë të përcaktuar nga qeveria, të kenë një vlerë të konsiderueshme investimi dhe të hapin vende pune në përputhje me kriteret e caktuara në legjislacion.
Investitorët që marrin këtë status, përfitojnë shërbime dhe lehtësi të mëdha, në lidhje me kryerjen e veprimeve përgatitore, përgatitjen e dokumenteve dhe aplikimit administrativ me procedurë të përshpejtuar; konsolidimin e tokës; mbështetjen me infrastrukturë ndihmëse, etj.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.