Ligji i ri në Kuvend – Hetimi i zyrtarëve të korruptuar, reformohet Policia Gjyqësore
Policia gjyqësore do t’i nënshtrohet një reforme të thellë për t’u kthyer në një prej strukturave bazë që do të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë e krimin e organizuar. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ka nisur shqyrtimi i një drafti të ri që rregullon aktivitetin e policisë gjyqësore dhe lidhjen e saj me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në legjislacionin për Policinë Gjyqësore, i cili vjen në kuadrin e Reformës në Drejtësi.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.