“Litorali”, fluturime në Napoli dhe Brindisi – Kompania ofron çmimet më konkurruese në treg
Përgjatë vitit të fundit jo pak herë kemi ngritur shikimin lart për nga qielli duke shpresuar që e nesërmja do të sjellë fundin e pandemisë së Covid-19. E duke parë lart, tek tuk kemi vënë re ndonjë avion që duket sikur mban gjallë sektorin e turizmit, si një nga sektorët më të prekur nga pandemia. Dhe pasojat vihen re këtu në aeroport, ku mungojnë emocionet e forta që ky vend përcjell, me njerëz që presin dhe përcjellin të afërmit e tyre, mungon zhurma e valixheve që tërhiqen me nxitim nga pasagjerët që nxitojnë për të kapur fluturimin e tyre; por çdo krizë prodhon mundësi të reja. Dhe pikërisht këtë të fundit prezanton Litoral për të gjithë ata që duan të fluturojnë nga Tirana drejt Brindisit Apo Napolit.
Litorali Airlines është linja e re ajrore që ofron fluturimet nga Napoli dhe Brindisi për në Tiranë. Fluturimet do të jenë çdo të hënë dhe të premte.
Në mes të një pandemie globale, kur industria e aviacionit ka pësuar dëmin më të madh, një grup sipërmarrësish dhe admiruesish të aviacionit menduan të krijonin një kompani ajrore.
Litorali u themelua në Prill 2020, si realizimi i një projekti që lindi me qëllimin për të ofruar një shërbim të lidhjes ajrore midis aeroporteve të vogla italiane dhe destinacioneve të huaja.
Litorali Airlines është linja e re ajrore që ofron fluturimet nga Napoli dhe Brindisi për në Tiranë. Fluturimet do të jenë çdo të henë dhe të premte.
Sistemi i rezervimit për dy destinacionet në Itali nga Tirana International Airlines tani më është ngritur, nëpërmjet ëeb-site të tyre. Çmimet variojnë nga 75-80 euro për fluturimet vetëm vajtje.
Fluturimet nga Tirana në Napoli dhe Brindisi do të kenë kodin HLR, që i përkasin Heli Air, një kompani bullgare. Heli Air Services, e themeluar në 1990 ka një histori 30-vjeçare. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve të aviacionit bazuar në fluturimet charter me avionë të specializuar.
Edhe pse fluturimet e Linjës Ajrore Litorali vijnë në një kohë kur shqiptarët nuk mund të vizitojnë Italinë, ndër vendet e tjera, për shkak të kufizimeve të udhëtimit të BE-së Covid-19, sërish prezanton një mundësi të re për të gjithë ata që duan të fluturojnë drejt Napolit apo Brindisit.
Elefteria Zguri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.