Llotot nuk “dalin” në treg – Rinovohen kontratat, shumë pak ambiente për qira
Mbyllja e aktiviteteve të kazinove dhe llotove sportive nga 1 Janari 2019, nuk ka dhënë rezultatet e pritura për tregun imobiliar në kryeqytet.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, ekspertët e pasurive të paluajtshme shprehen për SCAN, se vetëm një numër i vogël ambientesh janë liruar dhe shumica e tyre, kryesisht loto janë transformuar në bar-kafe dhe kanë rinovuar kontratat e qirave.
Ndërkaq, nga ana tjetër kërkesa për ambiente biznesi është gjithnjë e në rritje kryesisht në zonat qendrore të kryeqytetit, ndërsa nuk ka ndryshim të çmimeve.
Vendimi i qeverisë i marrë vitin që lamë pas prekte një numër të konsiderueshëm ambientesh funksiononin si kazino elektronike si dhe rreth 4200 pika bastesh sportive në të gjithë vendin.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.