Lufta kundër terrorizmit / Ambasada Amerikane dhuron pajisje kompjuterike për Policinë e Shtetit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare se ka bërë një donacion me vlerë goxha të lartë për Policinë e Shtetit, në pajisje kompjuterike.
Marrëveshja e nënshkruar nga Kreu i Zyrës së Sigurisë Rajonale Janet Meyer dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Veliu do të ndihmojë në luftën ndaj krimit kibernetik, terrorizmit dhe kriminalistikës.
“Pajisjet, të dhuruara nga Shërbimi i Sigurisë Diplomatike dhe Asistencës për Trajnimin Anti-terrorizëm (ATA) të Departamentit të Shtetit, iu dhanë Policisë së Shtetit për luftën kundër krimit kibernetik, Drejtoria Anti-terror dhe Laboratori Kriminalistik.”
Këto pajisje do të krijojnë infrastrukturën e përshtatshme për institucionet shqiptare në luftën e tyre kundër terrorizmit:
“Ky dhurim pason programin prej 1.3 milionë dollarësh të ATA-s, i cili mbështet Policinë e Shtetit dhe Njësinë Anti-terror për të përforcuar aftësitë e tyre për të kryer hetime kundër terrorizmit.” – shkruhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.