Manastirliu: Mbi 300 mijë qytetarë kanë kryer të dyja dozat. Mbërrijnë sot dhe 11,700 doza Pfizer
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije sot se në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv.
Sipas Manastirliut më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera në total në të gjtihë vendin.
“Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, shkruan ministrja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.