Marrëveshja me Hipotekat – Përmbaruesit do kenë akses të drejtpërdrejtë në regjistrat kadastralë
Përmbaruesit shtetërorë do të kenë akses të drejtpërdrejtë në regjistrat kadastralë, duke bërë të mundur shkurtimin e afateve të procedimit të titujve ekzekutivë. Aksesi është bërë i mundur falë një marrëveshjeje mes Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Përmbaruesve shtetërorë. Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i hipotekave Valdrin Pjetri dhe Drejtori i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror Piro Lutaj.
Aksesi i drejtpërdrejtë i përmbaruesve në regjistrat kadastralë do të përshpejtojë ekzekutimet e vendimeve, të cilat janë subjekt zvarritjesh pa fund, në dëm të qytetarëve e bizneseve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.