Masa e re në Shqipëri/Manastirliu: Mësimi në shkolla kalon edhe on-line nga 1 dhjetori
Ministria e Shëndetësisë i ka rekomanduar ministrisë së Arsimit që duke nisur nga data 1 dhjetor të ndryshojë mënyrën e mësimdhënies në shkollat e arsimit parauniversitar, duke kombinuar mësimin on-line me atë në shkolla. Aktualisht mësimi në shkollat e mesme bëhet vetëm me prezencë fizike të nxënësve.
Në një dalje për mediat, ministrja tha se deri tani, sikurse ka rezultuar nga ekspertët, fëmijët nuk rezultojnë të jenë transmetues të lartë të virusit, çka është pasqyruar edhe në shifra. Por kjo masë, sipas ministres, është rekomanduar nga ekspertët në kushtet kur qarkullojnë dhe viroza të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.