Mbi 19 800 aplikime gjatë marsit – ADISA: Kryeson Tirana, shërbimet më të përdorura
24 544 mijë qytetarë janë informuar pranë sporteleve infopoint në Qendrat e Integruara ADISA në Krujë, Kavajë, Fier dhe Gjirokastrës si dhe në zyrat pritëse tek ZVRPP Tiranë gjatë muajin mars.
Sa i takon shërbimeve publike më të kërkuara në linjën e dedikuar të qytetarëve, sipas të dhënave statistikore të ADISA, kryesojnë ato për lëshim kopje kartele të pasurisë (ZRPP); vërtetim për individ të paregjistruar (DPT); pension pleqërie (ISSH).
Ndërkohë, lidhur me numrin e aplikimeve, gjatë muajit të kaluar janë marrë 19 872 të tilla, ku kryeson Tirana me 8963, ndjekur nga qarku i Fierit me 36 34 aplikime. ADISA njofton se shërbimet e saj do të shtrihen së shpejti në të gjithë Shqipërinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.