Mbi 700 kontrolle dhe 12 masa administrative – AKU vijon monitorimet në biznese dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit 712 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas AKU gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 12 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe mungesë të Planeve 3D ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 29 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatim të protokolleve të sigurisë si dhe gjithashtu janë këshilluar nga ana e Task-Forcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së koronavirusit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.