Mbyllet faza e parë e regjistrimeve – Te Mjekësia regjistrohen 90%, ka ende 91 kuota të lira
Në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve në universitete, në Universitetin e Mjekësisë kanë mbetur vetëm 91 kuota të lira. Kështu degët që kanë më shumë kuota të lira janë dega e Teknikë Laburatori 24 kuota të lira, Imazheri 16, Fizioterapi 14 dhe Shëndeti Publik 13 vende të lira.
Burime zyrtare nga Universiteti i Mjekësisë bëjnë të ditur për televizionin SCAN listën me të regjistruarit dhe kuotën me vendet e lira për në përfundim raundit të parë të regjistrimeve.
Faza e dytë e regjistrimeve pritet që të nis më 13 shtator. Në këtë fazë do tu jepet mundësi të gjithë maturantëve të cilët nuk kanë mundur që të regjistrohen në fazën e parë.
Në Universitetin e Mjekësisë kanë mundur që të regjistrohen maturantët më të përgatitur duke qenë se edhe vetë institucioni ka ndryshuar koeficientet nga një vit më parë.
Kështu, një lëndë e thelluar për këtë vit kishte koeficient 1.25 për qind ndërsa për lëndët bërthamë koeficienti ishte 1.15 për qind. Ndërkohë që për lëndët e tjera koeficienti është 1.
Në total kuotat në Universitetin e Mjekësisë janë 913 ndërkohë që janë regjistruar 822 studentë ose rreth 90% e kuotave janë zënë.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.