Mbyllet negativisht java për valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka regjistruar rënie të kuotës këtë fund jave teksa në raport me dje dhe ditët e tjera është blerë këtë mëngjes me 120 lekë dhe është shitur me 120.7 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një zbritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e enjte blihet sot me 141.3 lekë dhe shitet me 142.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka pësuar një rënie të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 105.7 lekë dhe shitet me 106.6 lekë.
Referuar tregut valutor të brendshëm edhe Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga rënia e përgjithshme e valutave duke u blerë sot me 114.8 lekë dhe duke u shitur me 115.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.