Ministrja Gjonaj njofton: Këshillim ligjor dhe ndihmë juridike parësore tashmë falas për çdo qytetar
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njofton se çdo qytetar shqiptar që ka nevojë për ndihmë juridike parësore dhe këshillim ligjor falas, tashmë është plotësisht të mundur.
Gjonaj bën me dije se çdo i interesuar mund t’i drejtohet zyrave të ndihmës juridike parësore falas.
“Në bashkëpunim me @osfalbania dhe UNDP Albania, këto zyra do të mund t’i gjeni në qytetin e Tiranës, Fierit, Durrësit, Lezhës, Pogradecit, Lushnjës, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Dibrës”, shkruhet në njoftim.
Gjithashtu po sipas këtij njoftimi qytetarët mund të aksesojnë në çdo kohë edhe në portalin www.juristionline.al, numrin e gjelbër 0800 10 10 dhe së fundmi, ndihmën juridike parësore falas mund ta gjeni dhe në portalin www.e-Albania.al.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.