Miratohet në parim “Amnistia fiskale”, Denaj në komision: Krahas biznesit, do të zgjerohet edhe për individët
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale për subjektet që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”. E pranishme në komision, ministrja Anila Denaj u shpreh se amnistia do të zgjerohet jo vetëm te bizneset por edhe të individët duke theksuar se kjo është një mënyrë inteligjente që ndihmon në luftën kundër evazionit fiskal.
Ky projektligj ka afat një vjeçar dhe mundëson amnistinë fiskale dhe penale për ata që e deklarojnë vullnetarisht. Deklarimit vullnetar i pasurive do të kryhet pranë një strukture që do të ngrihet në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, pranë bankave të nivelit të dytë, përfshirë edhe institucionet financiare, në sportel apo online.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.