Miratohet struktura e vitit shkollor 2021-2022 / Ja si do të zhvillohet sistemi arsimor parauniversitar
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije miratimi i strukturës së vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar.
Struktura e vitit shkollor 2021–2022 të jetë si më poshtë:
Në arsimin bazë:
a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021 dhe mbarojnë më 17 qershor 2022;
b) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;
c) provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 18–30 qershor 2022.
Në arsimin e mesëm të lartë:
a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021 dhe mbarojnë më 24 qershor 2022;
b) për maturat, mësimet fillojnë më 27 shtator2021 dhe mbarojnë më 8 qershor 2022;
c) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;
ç) provimet e maturës shtetërore zhvillohen në periudhën 9–30 qershor 2022.
Në arsimin profesional:
a) mësimet fillojnë më 27 shtator 2021;
b) nxënësit e klasave të 10-ta, për të gjitha strukturat, nxënësit e klasave të 12-ta për strukturën 2+2, si dhe nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën 4-vjeçare, përfundojnë mësimet më 24 qershor 2022;
c) nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta, për strukturën 2+1+1, dhe nxënësit e klasave të 11-ta, për strukturën 2+2, përfundojnë mësimet më 8 qershor 2022;
ç) për të gjithë nxënësit maturantë, viti shkollor përfundon më 27 maj 2022.
d) pushimet fillojnë më 24 dhjetor 2021 dhe mbarojnë më 4 janar 2022;
dh) provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të niveleve II dhe III të KSHK-së zhvillohen në periudhën 8–24 qershor 2022;
e)provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit IV të KSHK-së zhvillohen në periudhën 3–8 qershor 2022;
f) provimet e maturës shtetërore dhe të maturës shtetërore profesionale zhvillohen në periudhën 9–30 qershor 2022. 4. Urdhri i përbashkët nr. 88, datë 10.5.2021,“Për miratimin e strukturës së vitit shkollor 2021–2022 në sistemin arsimor parauniversitar”, shfuqizohet.
Për zbatimin e këtij urdhri është ngarkuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, dhe të gjitha institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.