Mirëmbajtja e TAP – Albgaz kërkon personel. Hap aplikimet për rekrutimin e profesionistëve të rinj
Shoqëria Albgaz (Operatori i Kombinuar i Gazit Natyror në Shqipëri) ka hapur aplikimet për rekrutimin e 36 punonjësve shqiptar për të operuar në strukturat në terren përgjatë gazsjellësit TAP.
Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, punonjësit do të vendosen në rrethin e Korçës, Beratit, Fierit dhe Çorovodës. 24 punonjës duhet të jenë me kualifikim minimal bazë ((Qendra e Mirëmbajtjes / Operatori i Stacionit të Kompresorëve) dhe 12 prej tyre me kualifikim teknik të avancuar në cilësi drejtuese (Qendra e Mirëmbajtjes / Teknikët e Stacionit të Kompresorëve).
Sipas Albgaz, kandidatët do të trajnohen dhe do të certifikohen nga SNAM në Itali dhe Shqipëri në 6-mujorin ë parë të këtij viti.
“Kompania italiane “SNAM” garanton kualifikimin e punonjësve si dhe transferimin e njohurive teknologjike sipas standardeve të sektorit, por në veçanti edhe të TAP. Për këtë arsye shoqëria e sapokrijuar ka çelur procesin e rekrutimit të profesionistëve të rinj duke u ofruar mundësi të rinjve shqiptarë për punësim”, thuhet më tej në njoftimin e Albgaz.
Marrëveshja e Mirëmbajtjes midis TAP dhe shoqërisë së përbashkët Albgaz-Snam për ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes së gazsjellësit në territorin e Shqipërisë u nënshkrua në nëntor të vitit të kaluar.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimin në [email protected].
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.