MSH pasqyron situatën për 24 orët e fundit. Bie lehtë kurba e infektimeve, 11 persona humbën jetën
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet, të shmangni grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes së tyre të vogël. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SarsCov2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit
Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.