Mungesë e kushteve higjieno-sanitare – AKU vendos masa administrative në dy subjekte
Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar edhe gjatë 24 orëve të fundit mbi 500 inspektime dhe monitorime në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taks-Forcës Anti-Covid.
Sipas njoftimit në inspektime janë dhënë dy masa administrative në dy subjekte, për mungesë gjurmueshmërie të produkteve ushqimore, si dhe për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.
Ndërkaq AKU bën me dije se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 33 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij.
AKU do vijojë të jetë pandalshëm në terren në mbrojtje të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.