“Muzgu” çon në pranga 51 vjeçarin në Tiranë- Kërkohej ndërkombëtarisht për emigracion të paligjshëm dhe shfrytëzim prostitucioni
Policia ka finalizuar operacionin “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
51 vjeçari me iniciale A. N. akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm.
“Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit: Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm” shkruan policia në njoftimin zyrtar.
Shtetasi A. N. është në arrest të përkohshëm, pasi priten veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.