Ndërhyrje në Urën e Tapizës – ARRSH informon mbi situatën aktuale të punimeve (FOTOT)
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Urën e Tapizës ka filluar puna për montimin e trarëve dhe realizimi fizik ka shkuar në masën 65%.
Sipas njoftimit do të vendosen 15 trarë në tre hapësira dhe deri tani janë prodhuar 13 trarë.
ARRSH informon se gjatë kësaj jave do të montohen dy hapësirat që ndodhen mbi shtratin e lumit ndërsa puna për ndërtimin e urës së re po ecën me ritme të shpejta dhe do të përfundojë brenda këtij viti.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.