Ndërtimi i Urës automobilistike të Darzezës – FSHZH përditëson situatën e punimeve
FSHZH njofton se po vijon punimet për realizimin e projektit për urat e reja që do të ndërtohen, i cili përfshin dhe punime për një prej urave në të njëjtin vend ku ndodhet ura ekzistues Bailey.
FSHZH bën me dije se gjatë studimit në terren është evidentuar se ura ekzistuese kishte humbur qëndrueshmërinë, duke e bërë të pakalueshme dhe nuk garantonte siguri, vend në të cilin është vendosur përkohësisht ura Bailey deri në ndërtimin e urës së re.
Sipas informacionit duke qenë se ura ekzistuese është ndërtuar përpara viteve 1990 dhe gjendja e saj paraqitej e degraduar dhe aspak e mirë për lëvizjen pasi nuk ka patur punime mirëmbajtje përgjatë viteve, ndërhyrja është e nevojshme për të mos ndërprerë komunikimin dhe lëvizjen në zonë.
Në njoftim theksohet se si pjesë e Programit për Infrastrukturën Vendore dhe Rajonale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë është duke zbatuar projektin për ndërtimin dhe rikonstruksionin mbi urën e vjetër, e cila do të lidhë fshatin Darzezë me qytetin e Fierit dhe do të lehtësojë kalimin e njerëzve por edhe të automjeteve.
‘Ndërtimi i një ure të re me stabilitet gjatë jetëgjatësisë së saj, estetikisht korrekte dhe në përputhje me kërkesat e kohës do të kryhet jo vetëm për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e mjeteve të transportit, por edhe në përputhje me projektin e qendrës së qytetit Fier të rikonceptuar sipas kërkesave të kohës’, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.