Ndeshja “Tirana- Partizani”- Cilat janë akset e bllokuara nga Policia
Qarkullimi i automjeteve do të bllokohet në disa akse të ndryshme të Tiranës këtë të premte, duke filluar që nga ora 16:00, deri në përfundim të ndeshjes sportive “Derbi”.
Partizani dhe Tirana do të “ndeshen” në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00, e kjo ka sjellë që Policia të marrë masa paraprake për të garantuar siguri publike dhe për të shmangur konfliktet.
Sheshi “Nënë Tereza”, pjesë të segmentit të rrugës “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”; përreth stadiumit “Air Albania” janë akset në të cilat do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.
Po ashtu, tifozët e dy skuadrave kundërshtare do të ndjekin rrugë të ndryshme, për të mbërritur në stadium.
“Policia bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike do të ndërhyjë në ambientet e brendshme të stadiumit për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e shkelësve të ligjit në ambientet e Policisë për procedim penal apo administrativ” shton më tej policia në njoftimin e bërë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.