Ndihma për familjet në nevojë – “Credins Bank” dhuron pako ushqimore me rastin e Vitit të Ri 2021
Në mbështetje të familjeve në nevojë, Credins Bank ka dhuruar pako ushqimore dhe produkte të tjera me rastin e festave të fundvitit , duke u dhënë mundësi të gjithëve të festojnë ndërrimin e viteve, pavarësisht situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia.
Credins Bank së bashku me kryqin e Kuq Shqiptar ka sjellë atmosferën festive për shumë familje, të cilat e kanë pasur të pamundur të festojnë si të gjithë të tjerët.
“Në kuadër të festive të fundvitit banka Credins ka marrë iniciativën për të mbështetur familjet në nevojë, me ndihma ushqimore dhe me ndihma të tjera. Ajo që duam të tregojmë është që edhe në këtë situatë kaq të vështirë që po kalon vendi ynë dhe mbar bota, të gjithë fëmijët kudo anembanë të gëzojnë edhe të festojnë sa më mirë” është shprehur Enkeleda Qevani, Drejtoreshë e degës 14 Tiranë, Credins Bank.
“Banka Credins së bashku me Kryqin e kuq ka marrë disa iniciativa për të ndihmuar familjet në nevojë, por jo vetëm me Kryqin e kuq por edhe me institucione të tjera, ne kemi qenë gjithmonë pranë njerëzve të cilët kanë pasur nevojë në zonat e ndryshme të Shqipërisë”, shtoi Enkeleda Qavani.
Kjo iniciativë është pjesë e solidaritetit të vazhdueshëm për t’ju gjendur pranë shtresave më në nevojë të shoqërisë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.