“Ndihmoni transportin interurban” – Operatorët, kërkesa qeverisë: Na shpëtoni nga falimentimi
Operatorët e transportit interurban i kanë kërkuar qeverisë miratimin e një pakete ekonomike, për të shpëtuar nga falimentimi. Përmes një manifestimi të zhvilluar para Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë, ata kanë kërkuar heqjen e akcizës së naftës, uljen e TVSH-së nga 20 në 6% si dhe faljen e taksave lokale.
Shoqatat e transportit deklaruan se data e përcaktuar nga qeveria për rifillimin e aktivitetit nuk mjafton për të shpëtuar këtë sector.
Operatorët paralajmërojnë edhe përshkallëzim të situatës, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Transporti publik është një prej sektorëve që edhe nuk ka nisur të funksionojë për shkak të situatës së krijur nga COVID-19, ndërkohë që tashmë është përcaktuar se aktiviteti do të rinisë në datën 15 qershor.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.