Në luftë me efikasitetin e antibiotikëve – Rritet rezistenca ndaj 4 antibiotikëve që trajtojnë salmonelën
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një fenomen botëror me të cilin po përballet edhe Shqipëria. Në vendin tonë është rritur rezistenca ndaj të paktën 4 antibiotikëve, sa i takon patogenëve ushqimore si salmonela, të cilat sjellin problematika të theksuara shëndetësore.
Kjo e dhënë ka dalë nga një studim i kryer me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën dhe Zyrës së OBSH-së në Tiranë.
Sipas Ministres së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pas nisjes së programit të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikalë, u përgjysmuan infeksionet spitalore në plagët post-kirurgjikale nga 30 në 15%.
Kostoja vjetore e shpenzimeve të shkaktuara nga rezistenca në BE shkon deri në 1.5 miliard euro. Çdo 10 minuta në botë përdoren 2 tonë antibiotik , që në rreth 50% të rasteve nuk është e panevojshme që të përdoren sipas raporteve të OBSH-së.
Në kuadër të luftës ndaj rezistencës ndaj antibiotikëve , brenda muajit Prill të vitit 2018, të gjitha spitalet në vend do kenë në dispozicion rreth 6 mijë lloje instrumentesh dhe rreth 96 mijë instrumente kirurgjikale, që do të rrisin imunitetin ndaj infeksioneve për 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.