Nis faza e dytë e vaksinimit në Shkodër – Manastirliu: Pas stafit mjekësor nisim vaksinimin me shtëpitë e të moshuarve
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me Kryeministrin e vendit, Edi Rama kanë vizituar pallatin e sportin në Shkodër i cili do të shërbejë si qëndër vaksinimi.
“Nga sot fillojmë vaksinimin në qendrën e vaksinimit të përqendruar në Shkodër ku së bashku me drejtorin rajonal kemi organizuar fillimin e vaksinimit për mjekët, infermierët, punonjësit e reanimacioneve dhe gjithashtu pavijoneve Covid në Durrës edhe në Shkodër”, është shprehur Manastirliu.
“Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër me 150 vaksinimet e para dhe në ditët e ardhshme do të rritet numri i vaksinimeve. Gjatë ditës së sotme do të vaksinohen stafi i spitalit Shkodër dhe spitalit të Lezhës. Gjithashtu do të kryhet vaksinimi për shtëpinë e të moshuarve në Shkodër dhe më pas do të jenë edhe tre shtëpi të tjera të të moshuarve që do të vaksinohen”, njoftoi ministrja.
Manastirliu njoftoi se ritmi i vaksinave do të rritet, ku në Tiranë do të vaksinohen 800 persona dhe më pas 500 duke e shtrirë më pas deri në gjithë vendin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.