Nis kontabilizimi i fermave – Mbështetje nga FAO/ Krifca: Domosdoshmëri për sigurinë ushqimore
Për çdo fermë në vend bujqësore apo blegtorale, do të ketë një regjistër të saktë me informacion të detajuar, i cili do të jetë një hap më tej drejt sigurisë ushqimore të produkteve që konsumojmë. Së shpejti Ministria e Bujqësisë me mbështetjen e Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO) do të vendosë në jetë projektin për kontabilizimin e fermës, i cili është edhe një detyrim i vendosur në progress raport për anëtarësimin në BE.
“Sektori bujqësor në Shqipëri ka potencial të jashtëzakonshëm dhe ne duam të kontribuuojmë me këtë projekt që ta çojmë përpara këtë potencial. Projekti që po lancojmë sot do të japë support direkt në çështje që janë ngritur në progress raport, në problemet që ka bujqësia në lidhje me cilësinë e fermave organike, duke adresuar standardet e marketingut si se si intitucionalisht të bëhet promovimi i ushqimit.”
FAO ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për Shqipërinë në përmirësimin dhe gjithë përfshirjen e politikave bujqësore për fermat familjare dhe nxitjen e zhvillimit rural.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.