Nis rikonstruksioni i Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor
Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë dhe Elbasan kanë nisur procesin e rikonstruksionit pas përfundimit të procedurave.
Përmes tij synohet rritja e kapaciteteve të shërbimit në këto drejtori, ofrimi i infrastrukturës moderne, uljen e kohës dhe optimizimin e shërbimeve, si dhe transparencën me qytetarët.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor në përfundim janë edhe procedurat për rikonstruksionet e ambienteve të shërbimit në të gjithë drejtoritë e tjera rajonale apo zyrat ku ofrohet shërbim.
Rikonstruksioni i tyre pritet të zgjasë jo më shumë se tre muaj sipas DPSHTRR. Ndaj, kjo e fundit u kërkon qytetarëve mirëkuptim për anomalitë që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.