Nis viti i ri akademik 2018-2019 – 22 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore
Nis viti i ri akademik 2018-2019 për 83 mijë student në mbarë vendin, 22 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Në çelje të këtij viti të i akademik ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zgjodhi të përshëndeste studentët nga mjediset e fakultetit të Histori –Filologjisë nga ku shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo drejton për mbështetje dhe buxhet të shtuar në drejtim të rritjes së cilësisë së arsimit.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, sqaroi për procesin e akreditimit duke garantuar për studentët cilësinë e UT në të gjitha degët që ai ofron.
Këtë vi janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në arsimin profesional dhe 54 në Bachelor. Ndërsa mësuesia është një ndër degët ku vihet re shtimi i numrit të regjistrimeve. Këtë vit 16% e studentëve janë regjistruar për mësuesi.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.