Nuk ka ndryshim masash për Covid-19/ Rritja e infektimeve, Rakacolli: Të zbatohen ekzistueset, duhet të vaksinoheni!
Pavarësisht rritjes së ndjeshme të numrit të të prekurve me COVID-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur të pandryshuara masat për frenimin e përhapjes së infeksionit. Kryetarja e komitetit, Mira Rakacolli tha se masat kufizuese që janë në fuqi, janë të mjaftueshme për të mbajtur nën kontrolli infektimet, por ato duhet të zbatohen nga qytetarët, teksa institucionet përgjegjëse duhet të risin kontrollet.
Rakacolli ri-përmendi masat kufizuese në fuqi, që lidhen me mbajtjen e maskës në ambientet e brendshme, orën policore, ndalimin e muzikës apo lejimin e grumbullimeve deri në 50 vetë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve u ndal edhe te rëndësia e vaksinimit, duke sjellë edhe shifra konkrete mbi mundësinë e prekjes nga virusi.
Në 2 javët e fundit incidenca apo thënë ndryshe numri i infektimeve të reja për 100 mijë banorë është rritur me 5 herë, ndërkohë që ka një rritje të konsiderueshme të rasteve të prekur, që i takojnë grupmoshës 35-64 vjeç. Sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, deri në datën 24 gusht numëroheshin 6433 raste aktive, teksa numri it ë shtruarve në spital arrit në 90.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.