“Oferta” për tatimin mbi dividentin, Ahmetaj: Fitimi i pashpërndarë ndër vite, taksim 8%
Sipërmarrjet do të kenë mundësi që të shpërndajnë dividentin e akumuluar ndër vite duke paguar tatimin në masën 8 për qind, vetëm nëse e shlyejnë në gjysmën e parë të vitit që vjen.
Kjo është edhe risia e paketës fiskale 2019, për ti dhënë shtysë kësaj kategorie, pasi aktualisht vetëm 11 për qind e bizneseve të mëdha shpërndan dividentin.
Gjatë prezantimit të paketës fiskale për vitin e ardhshëm, përballë deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj theksoi se paketa përmban edhe dispozita antishmangie, në mënyrë që bizneset të paguajnë atë që u takon.
Ministri i Financave bëri një pasqyrë të përgjithshme të lehtësive që parashikohen për biznesin si ulja e tatimit mbi dividentin nga 15 në 8 për qind si dhe rritja e kufiri të pagave që taksohen me 23 për qind nga 130 në 150 mijë lekë si dhe reduktim të burokracive.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.