Operacioni anti-informalitet “kalon” në pranga! Arrestohet tregtari nga Tirana, kapet duke shitur paketa e ushqime pa faturë tatimore e pa pullë
Në kuadër të operacionit kundër informalitetit, Policia e Shtetit ka arrestuar një person që është kapur duke tregtuar mallra ushqimore e paketa cigaresh pa pullë e pa faturë tatimore. Referuar njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të luftës kundër informalitetit kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smoking” ku është arrestuar në flagrancë shtetasi B. L, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.
“Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore; mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore. I arrestuari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale” njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe ” Fshehja e të ardhurave” parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.