Operacioni Vol-Vo 4/ Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të shtetit – Policia arreston 1 shtetas
Policia Shtetit ka njoftuar se në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.
Sipas njoftimit Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.